image image image image image image
Eva Longoria
Lexo me shume...
Prince William
Lexo me shume...
Eliza Dushku
Lexo me shume...
Jennifer Lopez
Lexo me shume...
Natalie Portman
Lexo me shume...
Sandra Bullock
Lexo me shume...
1 2 3 4 5 6

Lajme Flash

Ministrja e Integrimit Bregu në takimin me shoqërinë civile për rishikimin e planit të veprimit për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, ku ishte i ftuar dhe kreu i prezencës së BE-ë në Tiranë, Sequi, vlerësoi se mungesa e kriterit politik, pengoi marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE. Bregu kërkoi që bashkëpunimi me opozitën, të mundësojë brenda afateve kohore, hartimin e dokumenteve që do t'i dërgohen strukturave të Komisionit Europian.

26.4% e ndërmarrjeve menaxhohen nga femrat. Shifra konfirmohet nga Instituti i Statistikave, i cili bëri publik sot prezantimin e të dhënave të regjistrimit për ndërmarrjet jo bujqësore. Në konferencën për mediat, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja duke iu referuar të dhënave të mbledhura, theksoi se 50% e ndërmarrjeve aktive të regjistruara janë krijuar në vitet 2005-2009 dhe gjysma e tyre janë të përqendruara në Tiranë- Durrës.

Nënkryetari i Kuvendit, anëtar i Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Vangjel Tavo, shprehet se nëse nuk gjendet konsensusi politik, mbi ndryshimet në Kodin Elektoral, rrezikohet që reforma zgjedhore të përfundojë siç ka ndodhur më parë, në prag të zgjedhjeve, ose të mos ketë rishikim të ligjit, si para garës elektorale të vitit 2011. Sipas tij, reforma mund të përfundojë brenda afatit të caktuar, muaji mars, nëse dy partitë e mëdha do të gjejnë konsensusin.

Spitali rajonal i Fierit prej dy javesh nuk furnizohet me uje te pijshem. E vetmja zgjidhje që ka stafi mjeksor dhe pacientët janë përdorimi i puseve te emergjences per furnizimin me uje dhe kryerjen e sherbimeve higjeno-sanitare spitalore. Shkak per kete situatë jane bere difektet ne rrjetin ujeslljelles si dhe demtimet e shumta nga familjaret pergjate gjithë shtrirjes së linjes. Kjo ka krijuar konfuzion dhe anomali ne qendren spitalore te fierit në një kohë kur fluksi i pacientëve ka arritur në mbi 100 vizita.

Norma e papunësisë në Spanjë është rritur në afro 24 për qind, gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar. Ministri i Financave, Kristobal Montoro, tha se 5.4 milionë njerëz kanë qenë të papunë në fund të dhjetorit, nga 4.9 milionë që ishin në tremujorin e tretë. Spanja ka shkallën më të lartë të papunësisë në Eurozonë, ashtu si dhe Greqia, Irlanda dhe Portugalia. Ajo po përballet me krizën e borxheve, që e ka detyruar të kërkojë ndihma financiare.

Grupi për të drejtat e njeriut, “Vëzhgimi Sirian”, me seli në Londër, thotë se forcat e sigurisë siriane kanë vrarë 34 civilë, përfshirë 10 fëmijë, në përleshjet në mbarë vendin. Sipas këtij grupi, më shumë të vrarë ka pasur në qytetin Homs. Nga ana tjetër, grupi raporton se shtatë dezertorë ushtarakë dhe tetë ushtarë qeveritarë janë vrarë në përleshje. Këto vrasje nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, për shkak të kufizimeve nga qeveria e Sirisë për gazetarët që raportojnë për kryengritjen në këtë vend.

“Mourinho tek Inter? Absolutisht që jo. Ne jemi në një moment të mirë, kemi një trajner të mirë”. Këto janë fjalët e Ernesto Paolillo-s, administratorit të deleguar të Interit. Paolillo ka mohuar zërat që qarkullojnë në mediat italiane për një rikthim të Mourinho në stadiumin ku arriti të fitoi kupën, kampionatin italian dhe Ligën e Kampionëve në finale me B.Mynihut. Më tej Paolillo ka përshëndetur fitoren e Napolit përballë Interit në ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Italisë.

Rafael Nadal ka triumfuar ndaj rivalit të tij më të hershëm Roger Federer, duke u kualifikuar për në finalen e Australian Open. Numri dy i botës u imponua me lojën e tij, duke mbyllur sfidën 3-1 me sete (6-7 6-2 7-6 6-4). Një sukses i rëndësishëm për spanjollin që ka konfirmuar veten pretendent për të fituar titullin kampion në turneut Grand Slam të tenisit botëror për meshkuj. Në finale Nadal do të presi fituesin e duelit Djokovic-Murray.

Kuvendi miratoi sot vetëm me votat e maxhorancës ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Kërkesa e paraqitur nga disa deputetë të Partisë demokratike mori 73 vota pro dhe 57 kundër ndërsa deputetët e opozitës ashtu siç e paralajmëruan më herët nuk e votuan ngritjen e komisioni duke deklaruar se këtij komisioni i mungon morali politik.

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit Sali Berisha në Mal të Zi, që sipas saj tregoi edhe njëherë mungesën e vullnetit për bashkimin e shqiptarëve. “Kryeministri u shpreh sërish kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë, të cilin e kërkojnë shumica e shqiptarëve. Berisha nuk është kryeministër i 10 milionë shqiptarëve”, ka deklaruar Aleanca. Grupimi i drejtuar nga Kreshnik Spahiu ka akuzuar gjithashtu kryeministrin shqiptar se heshti për të drejtën e flamurit të shqiptarëve në Malin e Zi.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta ka deklaruar se Al Kaeda nuk është mposhtur ende dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim real. Në një intervistë për CBS, shefi i Pentagonit ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga pas rrjetin ndërkombëtar të terrorizmit kudo që ndodhet. Pas vrasjes së liderit të Al Kaedas Osama bin Laden, në krye të saj mendohet se është mjeku egjiptian Ayman al Zawahri.

Të paktën 10 persona, përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë sot në jug të Bagdatit pas bombardimeve të militantëve në shtëpinë që u përkiste dy policëve dhe familjeve të tyre. Policia tha se sulmi ka ndodhur në Musajab, një zonë e banuar me shumicë shiite.Ushtarët, policët, punonjësit e administratës dhe politikanët mbeten objektiva të shpeshta sulmesh në Irak, pasi militantët përpiqen të minojnë rolin e qeverisë dhe të sfidojnë sigurinë, në prag të tërheqjes së trupave amerikane.

Përforcimi në mesfushë për Romën do të jetë Marco Antônio de Mattos Filho, ose shkurt Marquinhos. Lojtari brazilian i Fluminenses zbarkoi rreth orës 7 në aeroportin e kryeqytetit italian dhe shumë shpejt do të bëhet lojtari më i ri i Romës. 25-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 6 mujore dhe kjo periudhë do t’i shërbejë për të bindur drejtuesit e klubit roman për të ushtruar të drejtën e blerjes së tij në verë nga Fluminense.

Një prej ekspertëve të politikave të Ballkanit, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri, këshilltari në Komisionin amerikan të Helsinkit Bob Hand në një intervistë për Zërin e Amerikës ka përshëndetur zhvillimet e kësaj jave në Shqipëri dhe bën thirrje që procesi i ngjarjeve të 21 janarit të vazhdojë deri në fund. Ai shpreson që gjithë procesi të çojë të përclellë besim te sistemi gjyqësor në vend.

Lideri i opozitës Edi Rama i ka dërguar një letër kryeprokurores Ina Rama, ku kërkon cuarjen deri në fund të hetimeve, pasi sic shprehet ai tashmë roli i organit të akuzës është vendimtar. Kryesocialisti garanton Ina Ramën se opozita do mbështesë hetimin e plotë dhe të gjithëanshëm të ngjarjeve të 21 janarit, ndërsa kërkon që edhe ai vetë të dëshmojë, në cilësinë e koordinatorit të organizimit të demonstratës më 21 janar 2011-të, sic thotë Rama.

Facebook

Share on facebook

Sondazh

Pelqimi juaj per Radio Jug

Radio Ne Player


listen with Window Media Player   listen with Winamp   listen with iTunes   listen with RealPlayer

Who's Online

We have 71 guests online

Counter

You must have the Adobe Flash Player installed to view this player.

Filmat e fundit

altPjesa e parë fillon ndërsa Harri, Ron dhe Hermione nisen për në misionin e rrezikshëm për të gjurmuar dhe për të shkatërruar sekretin e pavdekshmërisë së Voldemortit dhe shkatërrimin - Horcruxes. Vetëm e pa udhëheqjen e profesorëve ose mbrojtjen e Profesor Dumbledore, tre shokët, duhet të mbështeten tek njëri tjetri më shumë sesa kurrë. Por ka forca të errëta në mes tyre që rrezikojnë ti përçajnë.
Ndërkohë, bota e magjisë është bërë një vend i rrezikshëm për të gjithë armiqtë e Lordit të errët.
Lufta e gjatë e frikshme ka filluar dhe hamesit e vdekjes se Voldemortit kapin kontrollin e Kabinetit të Magjisë dhe Hogwarts terrorrizon  dhe arreston të gjithë që mund t’i kundërshtojnë ata. Por çmimi që kërkojnë ata  është më i çmuari për Voldemortin: Harry Potter. I zgjedhuri është bërë i gjuajturi ndërsa hamësit e vdekjes  kërkojnë që Harrin sipas urdhrave ta sjellin atë në Voldemort… të gjallë
E vetmja shpresë e Harryt është të gjejë Horcruxes  përpara së Voldemort ta gjejë atë. Por ndërsa ai kërkon për idera, ai zbulon një përrallë të vjetër dhe të harruar- legjendën e të vdekshmëve të shenjtë. Dhe nëse legjenda ndodh që të jetë e vërtetë, mund t’i jepte Valdemortit fuqinë madhore që ai kërkon. Pak di Harry që e ardhmja e tij është vendosur nga e shkuara e tij kur në ditën e fatit , ai u bë “Djali i Cili jetonte”. Jo më gjatë një kalama, Harry po i  afrohet gjithmonë e më shumë detyrës për të cilën ai ka qenë pregatitur që nga dita që ai shkeli në Hogwarts. Betejës së madhe me Voldemort.

altJeta duket perfekte për Johni Brennan derisa gruaja e tij Lara, është arrestuar për një vrasje të tmerrshme të cilën ajo thotë se nuk e ka kryer. Tre vjet gjatë dënimit të saj Johni lufton të mbajë familjen e tij te bashkuar, duke rritur djalin e tyre dhe duke dhënë mësim në kolegj ndërsa ndjek cdo mjet të mundshëm për të provuar pafajësinë e saj. Me kundërshtimin e apelit të tyre të fundit, Lara do të vetvritet dhe Johni vendos se ka vetëm një zgjidhje të mundshme, ta nxjerri me forcë gruan e tij nga burgu. Duke refuzuar të pengohet nga teka të pamundura të fatit ose nga mungesa e experiencës së vet, Johni harton një plan arratie e zhytet në një botë të rrezikshme dhe jo familjare, duke rrezikuar më në fund gjithçka për gruan që do.

altPas 10 vjetëve në burg shoferi (Dwayne Johnson) ka një focus të vetëm- të marri hakën e vrasjes së vëllait të tij gjatë vjedhjes së bankës  që coi në burgimin e tij. Tani një njeri i lirë me një listë të lodhshme për të bërë në dorë, ai është më në fund në mision… me dy njerëz në kamionin e tij – një veteran polic (Billy Bob Thornton) disa ditë që ka filluar pensionin, dhë një vrasës i paguar (Oliver Jackson-¬Cohen) me një aftësi për artin e vrasjes një opponent i fortë. Gjahtari është i gjuajtur gjithashtu. Është një garë bëj ose vdis për fundin e listës ndërsa misteri i vrasjes  së vëllait thellohet, dhe detaje të reja shfaqen përgjatë rrugës që do të thonë që lista e Shoferit është e paplotë

Lojërat e fundit

alt Just Cause është qesharake në mënyrën më të mirë të mundshme. Në hapësirën e disa çaste, ju mund të ballafaqoheni me një helikopter kapeni me një çengel në të, rrihni pilotin dhe merrni kontrollin e tij, hidhni në erë një grup depozitash karburanti, lidhni një antenë të madhe me një traktor dhe e tërhiqni atë nëpër rrugë, merrni shpejtësi me makinë dhe hapni parashutën për të fluturuar më tej. Por në jetën e Rico Rodriguez, ngjarje të tilla janë vetëm një ditë tjetër në zyrë, edhe pse në këtë rast, zyra është komb gjigant ishullin e Panau, ku tre banda ndeshen për të marrë kontrollin e një qeverie të korruptuar. Kjo është një lojë e madhe që ju jep shumë për të bërë dhe shumë mënyra të çmendura për ti bërë ato. Pra Just Cause 2 ju jep liri për të bërë gjërat që ju doni në mënyrë që ju dëshironi. Lojë e bukur, jo keq, me një grafikë të mirë, ambjente ekzotike dhe sigurisht armë e mjete udhëtuese të ndryshme duke filluar me motorët e vegjël e për të përfunduar me avionë pasagjerësh. Unë po e luaj, bëjeni dhe ju.
A. Kuko

alt Pas tre vjet të zhvillimit dhe tre vite shumë të gjatë të pritjes, fundi është tashmë me ne. God of War III (Perëndia i Luftës III) shënon fundin e hakmarrjes se Kratosit dhe ashtu si duhet për një trilogji që renditet në lojrat më të mira të llojit të vet. Po me të vërtetë, çdo gjëje i ka ardhur fundi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo ndoshta nuk do të jetë hera e fundit që dëgjojmë për Perëndinë e Luftës por gjithsesi do të jetë fundi i kësaj historie. Nga 16 marsi për platformën PS3, n.q.s e keni natyrisht.

 

A. Kuko

altThellë nëpër shoqërinë e fshehtë të vrasësve është vazhdimi i historisë që pushtoi zemrat e shumë lojtarëve në 2008. Assassin's Creed 2 është një histori epike e familjes, hakmarrjes dhe konspiracionit të vendosura në një sfond brutal, në Italinë e Rilindjes. Ezio, bashkëkohësi i Leonardo da Vincit, shkatërron familjet më të fuqishme në Firence dhe vazhdon këtë sipërmarrje dhe në kanalet e Venedikut, ku ai mëson për tu bërë një vrasës ekspert. Kjo lojë ruan mënyrën e lojës të mëparshme që e bëri një sukses botëror dhe veçori e përvoja të reja që do të jenë sfidë për ata që do ta luajnë.

 

A. Kuko

Degjoni Radion Live

Media Publicitet

Lajmet e ditës Audio

Emisionet Tona

Një mëngjes në Radio Jug.

Një mëngjes në Radio Jug.
Emisioni i mëngjesit “Një mëngjes në Radio Jug”, emision i përditshëm nga ora 7-9 të mëngjesit.
Lexo të plotë

Dedikuar ty

Dedikuar ty
"Dedikuar Ty" është një emision i drejtuar nga Uarda Begaj
Lexo të plotë

Edicioni informativ i lajmeve.

Edicioni informativ i lajmeve.
 Edicioni informativ i lajmeve zhvillohet ne oren 15, 18, 20 dhe 22:00
Lexo të plotë

Kuriozitete në Radio Jug

Radio-Jug on Facebook