Lajmet

Shqipëria rrezikon vizat Raporti i KE: Shqiptarët kryesojnë listën e az

Shqipëria kryeson listën në kërkesat për azil në zonën Shengen! Raporti i Komisionit Europian ka treguar një rritje drastike të azilkërkueseve nga Shqipëria, duke e renditur vendin tone te parin ne listë. Sipas raportit rreth 74% të personave nga Shqipëria kanë kërkuar azil nga 5 vënde të Shengenit si Gjermania, Suedia ,Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu. Numri i kërkesave për azil nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në pesë shtete të Bashkimit Europian dhe të Shengenit ka pësuar një ulje me 44% në janar të 2013, krahasuar me të njëjtin muaj të 2012-ës. Gjithashtu një rritje ka pasur dhe nga azilkërkuesit nga Bosnje Hercegovina me 51 %. Rënie kanë shënuar Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Sipas këtij raporti të publikuar nga Komisioni Europian destinacionet kryesore vazhdojnë të jetë Gjermania, ndërsa ndiqet nga Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu. Raporti i Komisionit Europian ka matur fluksin e azilkërkuesve për periudhën nga 31 dhjetori 2012 deri në 3 shkurt 2013. Vetëm disa ditë më parë Komisioni Europian pas një debati dy vjecar ka vendosur se duhen reforma te reja për lirine e e lëvizjes në Evropë. Reformat e reja vendosin se shtete në të ardhmen do të ketë më shumë mundësi të kontrollojnë kufijtë e tyre. Por reformat nuk i lejojnë vendeve të Shengenit të drejtën për të mbyllur arbitrarisht kufijtë. Shkak për ndryshimin e rregullave të Shengenit në vitin 2011 ka qenë pranvera arabe, ku mijëra refugjatë nga Afrika e Veriut erdhën në BE.


 

Juventus tenton ti "grabisë" Manchesterit, Adnan Januzaj

altAdnan Januzaj ka tërhequr vëmendjen e të gjitha klubeve më të mëdha të Europës dhe me një kontratë që skadon në verën e vitit 2014, Manchester United rrezikon që të humbasë një tjetër talent të madh.


Read more: Juventus tenton ti "grabisë" Manchesterit, Adnan Januzaj

   

Përmbytje në Evropën Qëndrore, tre të vdekur në Çeki e Austri

altTë paktën tre persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Republikën Çeke, Austri dhe Gjermani. Përmbytjet përshkruhen si më të këqijat në Evropën qëndrore për më shumë se një dekadë.


Read more: Përmbytje në Evropën Qëndrore, tre të vdekur në Çeki e Austri

 

Turqi, përshkallëzohet dhuna

altProtestuesit turq janë përleshur me policinë natën e së dielës duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës në Stamboll.


Read more: Turqi, përshkallëzohet dhuna

   

“Sarsi i ri” mbërrin në Itali

altKoronavirusi, apo sarsi i ri sic njihet ndryshe, ka mbërritur edhe në Itali. Dy raste personash të infektuar u regjistruan në vend, një prej të cilëve është një vajzë e dy-vjecare.


Read more: “Sarsi i ri” mbërrin në Itali

 

Luftime të ashpra në Siri, alarm për krizë humanitare

altLuftime të ashpra janë raportuar brenda dhe jashtë qytetit Kusair të Sirisë. Forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë bërë përpjekje të rikthejnë qytetin strategjik, në kufi me Libanin, i cili kontrollohet nga rebelët.


Read more: Luftime të ashpra në Siri, alarm për krizë humanitare

   

Trojka rikthehet të martën në Greqi

altEksperët e Trojkës ndërkombëtare rikthehen të martën në Greqi për të filluar analizën e programit të refomave të qeverisë greke.


Read more: Trojka rikthehet të martën në Greqi

 

Reshjet mundësojnë prodhimin rekord të energjisë nga KESH

altKorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur të prodhojë deri në 30.7 milionë kilovatorë në ditë, çka përbën një shifër rekord. Kjo sasi energjie e prodhuar në vend mbulon kërkesat e konsumatorit shqiptar, përfshirë edhe humbjet në rrjetin e shpërndarjes, ndërkohë që mundëson edhe një eksport të kënaqshëm.


Read more: Reshjet mundësojnë prodhimin rekord të energjisë nga KESH

   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Hetim fondeve për 123 parti politike

altKomisioni Qendror i Zgjedhjeve do të auditoj fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin 2012. Janë gjithsej 123 parti politike të regjistruara në regjistrin e partive politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të cilat duhet të auditohen për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin 2012 nga ekspertët kontabël të Licensuar.


Read more: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Hetim fondeve për 123 parti politike

 

Bosi indonezian Thohir, mbulon me ar Interin

altPas një sezoni të vështirë ekonomikisht dhe në rezultate, duket se Interi i Masimo Moratit po sheh gjithnjë e më shumë dritë në fund të tunelit. Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se bosi, Erick Thohir, ka gati ofertën për të joshur Massimo Morattin, që ky i fundit ti shesë 80% të aksioneve.


Read more: Bosi indonezian Thohir, mbulon me ar Interin

   

Page 8 of 723