Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Limaj, ka thënë që marrëveshja për Presidenten, e lidhur ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, duhet të respektohet.
Read more: Deputeti i PDK-së Fatmir Limaj Jahjaga duhet të jap dorëheqjen
Partnerët e koalicionit qeverisës në Greqi nuk arritën dot një marrëveshje mbi masat e nevojshme për të reduktuar disa miliarda euro nga buxheti i Greqisë, pjesë kjo e negociatave me trojkën e huadhënësve ndërkombëtare.
Agimi i Artë ka shpërndarë ushqim për njerëzit në nevojë, por si gjithmonë është kujdesur që t’iu shërbejë vetëm shtetasve me origjinë greke dhe nuk bën asnjë lëshim edhe kur në diskutim janë njerëz të moshuar.
“Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet sfidë për institucionet e Republikës së Kosovës dhe zgjidhja më e mirë për integrimin e kësaj pjese do të ishte përmes zbatimit të planit të Ahtisaarit. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme që të bisedojnë me të gjithë qytetarët e vendit, përfshirë edhe ata të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zupin Potokut.”
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, gjatë një takimi me presidentin e Irakut, Xhalal Talabani, ka kërkuar që Bagdadi ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.
Vijojnë edhe gjatë 11 shtatorit aktivitetet e organizuara me rastin e përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës. Sot është zhvilluar konferenca ndërkombëtare me temën: “Kapitujt e mbyllur në Ballkan”.
Greqia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar sot ambasadori grek në Beograd, Dimostenis Stoidis. Gjatë bisedës me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, Stoidis ka thënë se Athina do të bëjë gjithçka që rruga e mbetur e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, të kalojë me sukses.
Më shumë se 3400 hektar pyje janë djegur nga zjarret që përfshin pyjet në Kosovë. Zonat më të prekura nga zjarret mbeten komuna e Prizrenit dhe ajo e Pejës. Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor zhvilloi mbledhje ku u bë shqyrtimi i gjendjes së krijuar nga zjarret në pyjet e Kosovës.
Në Greqinë e krizës duket se privatizimet do prekin gjithçka, edhe atë që dikur s’mund të imagjinohej. Qeveria greke me sa duket ka vendosur të shesë përkohësisht disa ishuj, për të përballuar krizën.
Greqia është vendi më i korruptuar në BE dhe i dyti pas Meksikës, ndër vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, sipas presidentit të "Integritetit Global Financiar", Raimond Baker, i cili iu referohet miliardave të paligjshme, që gjunjëzuan ekonominë greke.
Greqia pritet të finalizojë sot paketën e re të kursimit prej 11.5 miliardë eurosh, pas negociatave të ethshme këtë fundjavë. Kryeministri Antonis Samaras takon dy liderët e koalicionit qeverisës, për të nënshkruar paketën, përpara mbërritjes në Athinë të përfaqësuesve të kreditorëve ndërkombëtarë të vendit.