Nga Rajoni

ERT nuk do të mbyllet, magjistratura anulon vendimin

Magjistratura greke shpëton transmetuesin kombëtar ERT. Pasditen e së henës drejtësia greke vendosi të anulojë vendimin për mbylljen e radiotelevizionit publik ERT. Gjykata e Apelit ishte duke proceduar me cështjen e sjellë para saj nga sindikata e punonjësve të ERT. "ERT" nuk transmeton më asnjë program dhe në frekuencat ku dikur ishte sinjali i Televizionit Publik Grek, tashmë shfaqin vetëm lajmërimin "nuk ka kanal". E ardhmja e "ERT"-së, rrezikon të zhysë Greqinë në një krizë të re politike ndërsa ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet. ERT u mbyll papritur në fillim të javës së kaluar e kryeministri Antonis Samaras ka propozuar hapjen e një televizioni më të vogël duke akuzuar hapur stacionin publik për shpërdorim fondesh dhe korrupsion. Burime pranë kryeministrit Samaras interpretojnë vendimin e drejtësise tepër pozitiv, pasi nënkupton krijimin e një organizmi të ri televiziv dhe mbylljen e atij ekzistues pas disa ditësh. Ndërkohë, në këtë gjendje kaotike, që kanë shkaktuar vendimet e drejtësisë dhe të udhëheqjes politike, gazetarët dhe teknikët e këtij televizioni ngelen brenda ndërtesave, për të marrë vendime për lëvizjet e tyre të ardhshme, pasi kuptojnë se, megjithëse do të rihapet sinjali televiziv, ata janë faktikisht të pushuar nga puna. Mbyllja e ERT rrezikoi që të çonte Greqinë në zgjedhje të parakohshme, pas mosmarrëveshjeve të liderëve të koalicionit qeverisës.


 

Mbyllja e ERT-së në Athinë, mijëra punonjës në protestë

altMijëra punonjës të radiotelevizionit kombëtar grek ERT u mblodhën të enjten jashtë ndërtesës së selisë pas ndërmarrjes së hapit të paprecedent të mbylljes së kompanisë nga qeveria.


Read more: Mbyllja e ERT-së në Athinë, mijëra punonjës në protestë

   

Trojka rikthehet të martën në Greqi

altEksperët e Trojkës ndërkombëtare rikthehen të martën në Greqi për të filluar analizën e programit të refomave të qeverisë greke.


Read more: Trojka rikthehet të martën në Greqi

   

Raporti i FMN-së pozitiv për Greqinë

altFjalë të mira ka në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare për Greqinë. Sipas mediave greke qeveria ka në dorë raportin e FMN, ku theksohet se janë bërë hapa pozitivë në mekanizmat tatimorë të Greqisë.


Read more: Raporti i FMN-së pozitiv për Greqinë

   

Jacobson: këtë javë pres planin e zbatimit

altPlani i zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve, pritet të kompletohet gjatë kësaj jave. Të paktën, kështu shpreson ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila përveç këtij afati kohor optimal, pret të shohë edhe zbatim të atyre pikave, për të cilat Prishtina dhe Beogradi dhanë pëlqimin e tyre në Bruksel.


Read more: Jacobson: këtë javë pres planin e zbatimit

   

Parlamenti grek miraton masat e reja të kërkuara nga Trojka Do shkurtohen nga puna 15

altParlamenti i Greqisë ka aprovuar një projektligj për masa të mëtejshme si reagim ndaj kërkesave të trojkës. Ligji në fjalë i sapoaprovuar vendos shkurtimin e 15 mijë vendeve të punës brenda vitit 2014 në sektorin publik.


Read more: Parlamenti grek miraton masat e reja të kërkuara nga Trojka Do shkurtohen nga puna 15

   

Lunacek:Nuk ka BE për Serbinë, pa njohjen e Kosovës

altRaportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek vlerëson se marrëveshja e arritur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel është një hap i madh dhe historik, i cili është i nevojshëm për Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të dy vendet të shkojnë drejt integrimit evropian.


Read more: Lunacek:Nuk ka BE për Serbinë, pa njohjen e Kosovës

   

Gazeta greke Kathimerini: BE nuk e do zgjerimin

altBashkimi Europian nuk është i interesuar për zgjerimin, në një kohë kur kriza ekonomike po trondit vendet anëtare. “Duket paradoksale përfshirja e Europës Juglindore, ndërsa Brukseli është i tronditur” shkruan gazeta greke Kathimerini.


Read more: Gazeta greke Kathimerini: BE nuk e do zgjerimin

   

Dritë jeshile për një tjetër këst për Greqinë

altGreqia ëshrë në rrugën e duhur sa i përket reformave ekonomike e ndërsa ekspertët e huadhënësve ndërkombëtarë kanë përfunduar shqyrtimin e progresit të reformave.


Read more: Dritë jeshile për një tjetër këst për Greqinë

   

Liberalizimi i vizave, Fajon: Kosova s’është gati, ka ende punë

alt“Kosova ende nuk është gati për liberalizim të vizave dhe duhet të kalojë nëpër disa procedura ashtu siç kanë kaluar edhe shtetet e tjera të rajonit”.


Read more: Liberalizimi i vizave, Fajon: Kosova s’është gati, ka ende punë

   

Maqedoni, BDI fiton zgjedhjet

altBashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në shumicën e komunave shqiptare në Maqedoni. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shpallur fitore në dy komunat më të mëdha me shqiptarë, Tetovë dhe Gostivar, të cilat në mandatin e kaluar nuk i kishte në udhëheqje kjo parti.


Read more: Maqedoni, BDI fiton zgjedhjet

   

Page 1 of 29

Facebook FanBox