"Të gjitha partitë politike në Shqipëri kanë përgjegjësi për të punuar në një mënyrë që garanton një funksionim të pavarur të KQZ-së". Kështu u shpreh raportuesi i Këshillit të Europës për Shqipërinë Jonathan Evans për Zërin e Amerikës.
Read more: KiE: Zhgënjyese ndryshimet në KQZ, duhen zgjedhje të lira
"Më 23 qershor Shqipëria duhet të dëshmojë se e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Zgjedhjet të mos kenë manipulime, të pranohen nga të gjithë palët dhe politika t'i japë fund bojkotit parlamentar se të së shkuarës".
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi një letër të hapur drejtuar kryeministrit njëherësh kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.
Brukseli shton thirrjet ndaj Shqipërisë për zgjedhje të pranueshme më 23 qershor. Këtë herë është Eduard Kukan Kryetari i delegacionit të parlamentit europian për Europën Juglindore, që deklaron se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe që rezultati duhet të pranohen nga të gjithë.
31 organizata jo fitim prurëse nga 12 qarqet e Shqipërisë do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në Shqipëri.
Gerald Knaus, drejtori i Iniciativës Europiane për Stabilizim (ESI), me qendër në Berlin vlerëson se Bashkimi Evropian duhet të jetë e qartë në lidhje me zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen më 23 qershor në Shqipëri, duke vendosur ato që ai i ka cilësuar si ‘vijat e kuqe’ që nuk duhet të kalohen.
Kryeministri Berisha publikoi në rrjetin social “Facebook” një fotografi, në të cilën shfaqet duke firmosur lejen e ndërtimit të hidrocentraleve në kaskadën e Devollit.
Një eksperte amerikane dhe një parlamentar slloven do të drejtojnë ekipin e përbashkët të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODHIR-it dhe asambalesë parlamentare të OSBE-së që do të ndjekin nga afër zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri.
Në një raport të organizatës ndërkombëtare “Iniciativës për Stabilitetin Europian”, i bëhet thirrje forcave politike që të kenë kujdes mos shkelin “vijat e kuqe”, në situatën parazgjedhore.
"Nëse Shqipëria dështon me zgjedhjet, procesi i saj i integrimit do të ngecë". Reagimi vjen nga Libor Roucek, numri dy i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, një ditë pasi në Tiranë u publikuan listat e kandidatëve për deputetë.