Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për 20-vjeçarin Aldo Hoxha, i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatbardha Tafës gjatë një tentative për t’i vjedhur varësen që mbante në qafë.
Read more: Vrasja për një varëse, ‘arrest me burg’ për Aldo Hoxhën
Vijon operacioni antikanabis në fshatin Lazarat, ku policia e qarkut të Gjirokastrës ka sekuestruar 200 rrënjë bimë narkotike. Droga u gjet në oborrin e shtëpisë së një cifti nga Lazarati në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një tjetër aksident rrugor është shënuar në Fier mëngjesin e së hënës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe me barrierat anësorë në autostradën Levan-Vlorë.
Kjo fundjavë gushti është përgjakur nga aksidentet automobilistike. 4 viktima janë shënuar në më pak se 24 orë, ndërsa numri i të plagosurve disa.
Plagoset një minator në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën D të minierës, në galerinë 48. Mësohet se i lënduari është 25-vjeçari Beqir Stara, i cili është plagosur aksidentalisht ndërsa ishte duke punuar në thellësi të minierës.
Partia Socialiste përmes deputetes së saj Klodiana Spahiu ka reaguar sot për dhunimin ndaj mjekut të spitalit të Kukësit, Mustafë Mustafa. Në një prononcim për mediat Spahiu u shprehse jeta e buzave të bardha, por e gjithë qytetarëve shqiptarë është në rrezik, ku u shpreh se “ askush nuk është i sigurtë në këtë vend”.
150 kilogramë marijuanë u sekuestrua nga policia e Venezias në Itali, ndërsa tetë ditë më parë u bllokuan edhe 116 kilogramë të tjera teksa transportoheshin nga një shqiptar.
Zjarri në Gjirokastër, që përfshiu kullotat e fshatit Llongo, të komunës Dropulli i Sipërm u shkaktua nga zjarrvënia e qëllimshme.
Tentojnë të vrasin dhëndrin për motive pronësie, përfundojnë në pranga babë e bir. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kallm të Komunës Mbrostar.
Vetëvritet Xhoana Shullunaj, 17 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mali i Jushit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur kur vajza ka gjetur momentin kur familjarët nuk kanë qenë në shtëpi.
Analiza e punës së Policisë në Qarkun e Gjirokastrës është përqëndruar për këtë 6-mujor kryesisht në luftën kundër narkotikëve.