Një krim i egër, i tipit mafioz ka ndodhur sot herët në agim, në lagjen Kalithea të Athinës, ku një shqiptar 40 vjeçar është vrarë, ndërsa një grua që ishte me të në makinë, është plagosur rëndë.
Read more: Greqi, ekzekutohet një shqiptar 40 vjeç, plagoset një grua
Rreth 240 kg mariuanë janë sekuestruar si rezultat i dy operacioneve antidrogë në Durrës dhe ne Gjirokastër. Ndërkohë në pranga kanë përfunduar dy persona dhe dy të tjerë janë në kërkim. Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, rreth 160 kg Kanabis Sativa, e cila kishte si destinacion parësor Italinë, u kapën mesnatën në një kamion me targa AA 057 dhe në pranga u vendos shtetasi me inicialet P.I 38 vjec nga Vlora.
Në një kohë që shërbimi pyjor dhe zjarrfikëset arritën të vinin nën kontroll flakët në parkun Kombëtar të Bozdovecit, mëngjesin e së mërkurës ato janë riaktivizuar sërish ndërsa tashmë ndodhen vetëm 300 metra larg fshatit turistik të Dardhës. Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije së flakët kanë djegur në masën 70 përqind ose rreth 80 ha, nga 110 ha që është gjithsej parku i Bozdovecit.
Vijon puna për mbajtjen nën izolim të vatrave të zjarrit, kryesisht problematike në verilindje të vendit. Si rezultat i rëndimit të situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit tonë, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura ditën e djeshme kanë kaluar në gatishmëritë të plotë, duke vënë në gatishmëri të gjitha forcat dhe mjetet për të përballuar këtë situatë shumë të rënduar.
Policia portuale e Durrësit ka sekuestruar 725 kg marijuanë e cila kishte si destinacion Italinë ndërsa ka bërë të mundur arrestimin e transportuesit të drogës.
Rëndohet situata e krijuar nga zjarri aktiv, i cili shënjoi dy ditë më parë në Krrabë. Burime nga qyteti i Elbasanit bëjnë me dije se zjarri po përhapet me shpejtësi dhe është afruar buzë rrugës nacionale, vetëm 1 m larg automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor, duke vështirësuar kështu qarkullimin e tyre për shkak të reve të dendura të tymit.
Ministria e Drejtësisë ka kërkuar procedim disiplinor për 5 gjyqtarë pasi akuzohen se kanë pezulluar ekzekutimin e kredive të këqija me pasojë dëmtimin e rëndë të sistemit bankar.
Një vrasje dhe vetëvrasje ka ndodhur sot në qytetin e Fierit. Një 40-vjeçar ka vrarë me armë ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka qëlluar dhe veten me armë.