Amnesty International shpreh shqetësimin për rritjen e dhunës brenda familjes në Shqipëri. Në raportin vjetor të saj kjo organizatë raporton se vitin e kaluar ka pasur 2526 incidente të dhunës në familje ose 345 më tepër sesa vitin e mëparshëm.
Read more: Amnesty International Rriten rastet e dhunës brenda familjes në Shqipëri
Gjatë vitit 2012, numri i të huajve që zgjodhi të punonte në Shqipëri u rrit me 8% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 2.499 vetë, sipas të dhënave nga Ministria e Punës.
Të gjithë ata qytetarë që nuk kanë paguar taksat e makinave duke nisur nga sot do të paguajnë përgjysëm. Kjo si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit “Për taksat kombëtare”, sipas të cilit ulet ndjeshëm detyrimi që duhet të paguhet për automjetet e përdorura.
Pyetjet e përgjithshme nga ku do të përzgjidhen pyetjet finale të tezës për provimet e Maturës Shtetërore janë hartuar. Sipas Ministrisë së Arsimit, më 25 maj, do të mblidhet grupi i ekspertëve të lëndës së Letërsisë dhe Gjuhës dhe për një javë rresht do të përgatisin testet e provimit.
Jetësimi i një prej projekteve më të rëndësishme në fushën e transportit rrugor, pikëzimi i patentave, tashmë ka hyrë pothuajse në pjesën e tij përfundimtare, ndërsa pritet vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave mbi penalitetet.
Korrigjimi i provimeve të Maturës Shtetërore nuk do të bëhet në mënyrë elektronike. Pavarësisht ideve për aplikimin e kësaj metode, specialistë në Ministrinë e Arsimit thonë se leximi optik është i pamundur në kushtet aktuale, pasi gjysma e përgjigjeve në teste janë me zhvillim.
24 orët e fundit kanë regjistruar një masivitet të lëvizjes në pikën doganore të Kapshticës. Pas qëndrimit në vend për festën e Pashkës, emigrantët shqiptarë i janë afruar pikës së kalimit kufitar për të rinisur edhe aktivitetin e tyre normal në shtetin helen.
Diabeti sa vjen dhe po bëhet një problem shqetësues për shëndetin publik, për faktin se shumica e të sëmurëve diagnostikohen vonë.
Prej 20 vitesh data 3 maj kujtohet si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në këtë ditë i bëhet jehonë parimeve themelore të lirisë së shtypit, për t`i vlerësuar ato në mbarë botën, për të mbrojtur mediat nga sulmet ndaj pavarësisë së tyre dhe për të nderuar gazetarët, të cilët kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit.
Organizata Freedom House ka publikuar sot indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova përsëri radhiten në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lira.