AKEP nis konsultimet për dhënien e licencës 3G

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka nisur fazën e konsultimeve për dhënien e dy liçencave të mbetura 3G. Sipas njoftimit të bërë nga ky autoritet, diksutimet që do të zhvillohen me operatorët e tregut të telefonisë celulare, si dhe me grupet e tjera të interesit, do të kenë në qendër të vëmendjes mënyrën e dhënies së liçencave për përdorimin e brezit të gjerë të komunikimit 3G dy kompanive të mbetura në vendin tonë.