AI: Regjimi i Asadit akuzohet për krime të luftës

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka akuzuar forcat e qeverisë së Sirisë për vrasjen e civilëve në sulme të organizuara “si pjesë e politikës shtetërore”, që përbën krime kundër njerëzimit. Në raportin e publikuar sot, AI thotë se hetuesit kishin dokumentuar keqtrajtime “sistematike” të qeverisë në 23 qytete dhe fshatra në provincat Alepo dhe Idlib, gjatë muajve Maj dhe Prill. Raporti prej 70 faqesh është i bazuar në intervistat me më se 200 persona të cilëve iu janë vrarë të afërmit.


Facebook FanBox