| < Prev | Next > |
|---|
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, është i tronditur nga shitja e menjëhershme e Thiago Silvas te Paris Saint-Germain. Mbrojtësi brazilian pritet t`i bashkohet klubit të pasur francez për një marrëveshje që kap vlerën e 50 milionë eurove, që ka nxitur reagime nga shumë lojtarë dhe ish-lojtarë të Milanit. “Shitja e Thiago Silvas është shenjë dobësie”, ka thënë Maldini, i cili po ashtu ka mohuar se ai ka gisht në marrëveshje.