Burgim të përjetshëm për ish presidentin Tunizian

Ish-presidenti i Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali, është dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi është dhënë nga një gjykatë ushtarake, bëri të ditur agjencia TAP. Ben Ali akuzohej për vdekjen e opozitarëve gjatë shtypjes së revolucionit që e rrëzoi nga pushteti. Tunizia ishte vendi i parë ku nisën protestat e asaj që më pas mori emrin “Pranvera Arabe”. Gjatë të njëjtit proces u dënua me 12 vjet burg edhe Rafik Belhaj Kacem, i cili ishte ministri i fundit i Brendshëm i vendit para rrëzimit të regjimit.


Facebook FanBox