Rumani, qeveria e majtë fiton shumicën

Qeveria e re e majtë e kryeministrit rumun, Viktor Ponta, ka siguruar fitore të fuqishme në zgjedhjet lokale të së dielës. Exit-pollet tregojnë se kandidatët e aleancës Bashkimi Social Liberal kanë fituar 65 për qind të votave në disa rajone të Rumanisë, duke lënë prapa Partinë Demokratike Liberale të qendrës së djathtë, me 18 për qind të votave. Zgjedhjet e së dielës kanë qenë testi i parë elektoral i qeverisë së re, që nga ardhja e saj në fuqi në muajin maj.


Facebook FanBox