Milani, super ofertë për C. Ronaldo

Milani është duke përgatitur një mega-ofertë për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me ndihmën e Sheikut Mohammed Bin Rashid Al Maktoum. Corriere dello Sport shkruan se Milani është në biseda me Sheikun Mohammed për t`i shitur atij aksione në klub, që kapin vlerën e 200 milionë eurove. Dhe shumica e këtyre parave të mbledhura do të shkojnë për ta transferuar Ronaldon nga Real Madridi. Milani do t`i ofrojë Ronaldos 20 milionë euro në vit për ta bërë atë lojtarin më të paguar në historinë e futbollit.


Facebook FanBox