Miami Heat në finalen e NBA

Miami Heat arrin për të dytin vit radhazi finalen e madhe të NBA pasi fitoi ndeshjen e shtatë të serisë ndaj Boston Celtics. Diferencën e bëri Chris Bosh me 19 pikë dhe 8 topa në tabelë, të gjitha përcaktuese. Për Boston Celtics nuk mjaftuan numrat e Rajon Rondo: 22 pikë, 14 asist dhe 10 topa në tabelë. Të martën nis seria e finales së madhe ku Miami Heat do të përballet me kampionen e Konferencës së Perëndimit, Oklahoma City Thunder.


Facebook FanBox