| < Prev | Next > |
|---|
Pas përfundimit të takimit me kryetarin e Partisë Socialiste, ambasadori amerikan u takua në selinë e qeverisë edhe me kryeministrin Sali Berisha, në përpjekje për të ndihmuar palët të gjejnë konsensusin ende të munguar për një kandidat konsensual për postin e Presidentit të Republikës. Takimet me dy liderët politikë janë mbajtur menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të votimit për Kreun e Shtetit, i konsumuar pa një kandidat konsensual.