| < Prev | Next > |
|---|
Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Moro e ka konsideruar si një shenjë inkurajuese takimin mes kryeministrit Berisha dhe kryesocialistit Rama për presidentin e ri të vendit. Nga qyteti i Beratit, ambasadorja Moro ka theksuar se ky takim duhet të shërbejë si dialog mes forcave politike për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Gjithashtu Moro ka apeluar për president konsensual i cili të zgjidhet në përputhje me vullnetin e të gjitha forcave politike.