| < Prev | Next > |
|---|
Një ushtar britanik është vrarë nga kryengritësit në jug të Afganistanit. Lajmi konfirmohet edhe nga ministria britanike e mbrojtjes e cila ka bërë me dije se ushtari është vrarë ndërsa po patrullonte në qarkun Nar-e Saraj të provincës Helmand. Britania ka rreth 9,500 trupa në Afganistan, të pozicionuara kryesisht në këtë provincë. Mbi 400 ushtarë britanikë kanë humbur jetën në Afganistan, që nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 2001.