Thiago Silva i thotë "po" Barcelonës

Administratori i Deleguar i Milan, Adriano Galliani, dje deklaroi se: "Thiago Silva është i pashitshëm", pavarësisht insistimit dhe ofertave të klubit francez të PSG-së së Carlo Ancelottit. Por nga Spanja, nëpërmjet të përditshmes "Sport.es", vijnë thashetheme lidhur me të ardhmen e brazilianit. Sipas kësaj gazete mbrojtësi brazilian i ka thënë “po” Barcelonës dhe se për momentin po pret vetëm që drejtuesit e klubit kuqezi të gjejnë gjuhën e përbashkët me ata katalanas.


Facebook FanBox