Kosovë, sekuestrohen 109 kg lëndë narkotike marjuanë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 109 kilogramë substanca narkotike të llojit marihuanë në rrethin e Prishtinës. Me këtë rast, janë vënë në pranga tre persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në blerjen dhe tentimin për ta trafikuar. Zyrtarë të Policisë së Kosovës, në një konferencë për media, kanë thënë se dyshimet e para tregojnë se kjo sasi droge vjen nga Lazarati i Republikës së Shqipërisë, ndërsa si destinacion kishte Gjermaninë dhe Holandën.