SHBA kërkon lirimin e “protestuesve të Tiananmenit”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kinës të lirojë të gjithë personat e burgosur 23 vjet më parë, në protestat e Sheshit Tiananmen. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, tha se Pekini duhet të sigurojë njohje publike për të gjithë të vrarët, të burgosurit apo të zhdukurit. Më 3 dhe 4 qershor të vitit 1989, ushtarët kinezë kanë sulmuar qindra civilë në “protestat e demokracisë”.


Facebook FanBox