Zaganjori: Takimi me Ramën, për t`u prezantuar

Kryetari i PS Edi Rama është takuar sot në selinë rozë me kandidatin e mazhorancës për president të vendit Xhezair Zaganjori. Në një prononcim për mediat, Zaganjori theksoi se takimi me kreun e PS-së ishte për t`u prezantuar. Takimi mes Ramës dhe Zaganjorit zhvillohet vetëm pak ditë përpara se të zhvillohet raundi i dytë i votimit për kreun e ri të shtetit në Parlament. Raundi i parë i votimit për president dështoi pasi mazhoranca dhe opozita nuk arritën kompromis për një kandidat konsensual.