| < Prev | Next > |
|---|
Kreu i shtetit Bamir Topi i ka përcjellë sot një mesazh politikës shqiptare që të mos harxhojë kohë për diskutime të gjata të pafrytshme por t`i kushtojë më shumë kohë fëmijëve. Duke folur në takimin e zhvilluar me fëmijët me rastin e 1 Qershorit, ditës së fëmijëve, presidenti Topi apeloi për më shumë altruizëm për fëmijët. “I bëj një apel politikës shqiptare që të kenë më shumë vëmendje, më shumë altruizëm dhe më pak shpenzim kohe për zgjidhje racionale” theksoi Topi.