Zhvillohet mbledhja e KKRRT, në drejtimin e kryeministrit Berisha

Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar në mbledhjen e sotme planin e Himarës dhe të Shpiragut. Sipas kryeministrit Berisha i cili drejton edhe mbledhjen e Këshillit, autoritetet e Himarës kanë hartuar me kujdes planin, i cili sipas tij tregon se ku nuk mund të ndërtohet në Bashkinë e Himarës, e cila sipas tij ka potenciale të mëdha të zhvillimit të turizmit. Përsa i përket planit vendor për qytetin e Lushnjes, kryeministri Berisha theksoi se ai do të zbardhet, vetëm pasi të zbatohen rregullat e mjedisit.


Facebook FanBox