| < Prev | Next > |
|---|
Tre ditë pas tërmetit shkatërrimtar të 29 majit, toka italiane vazhdon të jetë e paqëndrueshme, ndërsa mëngjesin e së premtes u regjistruan 23 lëkundje të reja. Tronditjet ndodhën në Lombardi dhe në zonën e Emilia Romanjës, ku edhe u regjistrua tërmeti me forcë 5,8 të shkallës rihter, cili shkaktoi vdekjen e 17 personave, plagosjen e 350 të tjerëve dhe la 15 mijë të pastrehë. Goditja më e fuqishme e së premtes ishte e magnitudës 3.0, të shkallës rihter.