Plan emergjent për shtypjen e Dhramisë

alt“De La Rue”, një kompani që merret me shtypjen e parave, ka hartuar një plan emergjent për të shtypur valutën e dikurshme greke Dhraminë, nëse Greqia del nga eurozona dhe nëse ky vend i drejtohet kësaj kompanie britanike për shtypjen e parave, njofton agjencia e lajmeve Reuters.Lajmi vjen në ditën kur komisioneri i Bashkimit Evropian për tregtinë

 

, Kalr De Guht, tha se Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane janë duke punuar mbi një skenar emergjent, në rast se Greqia del nga eurozona, një deklaratë kjo e para e këtij lloji që vjen nga një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian.Greqia e goditur nga kriza po udhëhiqet nga një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme të 17 qershorit, të cilat do të vendosin edhe për fatin e euros, duke ndikuar edhe në shtrirjen e krizës financiare përtej kufijve të Greqisë.

 


Facebook FanBox