| < Prev | Next > |
|---|
Në ditën e drejtësisë, kreu i shtetit Bamir Topi ka bërë thirrje për reflektim për të bërë më të mirën për sfidën më të madhe të vendit, atë të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. Presidenti Topi ka tërhequr vëmendjen se sa i rëndësishëm është funksionimi normal i sistemit të drejtësisë, si garant i një demokracie funksionale e me standarde. Sipas tij, shqiptarët kanë të drejtë t`u ofrohet një drejtësi e standardizuar, profesionale me integritet të lartë moral për të drejtat dhe liritë themelore të tyre.