| < Prev | Next > |
|---|
Policia në Meksikë ka gjetur në dy makina 15 trupa të gjymtuar në shtetin perëndimor të Jaliscos. Një shënim kërcënues i lënë i përshkruante trupat si viktima të një vrasje kriminale. Rajoni ka parë një rritje të dhunës, pasi karteli i drogës Los Zetas po përpiqet të marrë kontrollin e zonës nga rivalët e tij, karteli i Sinaloas. Rreth 50.000 njerëz kanë vdekur për shkak të dhunës lidhur me drogën që nga koha kur Presidenti Felipe Kalderon erdhi në pushtet në vitin 2006.