Haga vendos lirimin e përkohshëm të Haradinajt

altGjykata Ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi ka vendosur lirimin e perkohshëm të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

 

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetar i së cilës është Haradinaj.Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër Haradinajt pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor. Në këtë proces janë përfshirë edhe dy bashkëluftëtarët e Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.

 


Facebook FanBox