| < Prev | Next > |
|---|
Presidenti Barack Obama po shton trysninë mbi Kongresin për miratimin e një legjislacioni që ai e ka propozuar në fillim të këtij viti për të cilin ai thotë se do të nxisi rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara. Në këtë vit zgjedhjesh kur ekonomia është bërë çështje madhore, Presidenti Obama po i bën thirrje ligjvënësve ta ndihmojnë atë në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.