Presidenti, Nano takohet nesër me kryeministrin Berisha

Kandidati i vetëshpallur për postin e kreut të shtetit Fatos Nano do të takohet nesër me kryeministrin Sali Berisha. Takimi do të zhvillohet në kryeministri ku Nano do ta njohë kryeministrin Berisha me platformën e tij në postin e presidentit të ri të vendit. Ndërkohë ditën e djeshme, Fatos Nano theksoi se takimi me kryministrin Berisha ka një rëndësi të dorës së parë në takimet e tij. Ndërkohë takimi me Berishën përmbyll edhe bisedimet konsultuese të ish-kryeministrit Nano me krerët e partive parlamentare.


Facebook FanBox