| < Prev | Next > |
|---|
17 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një qendër tregtare në Filipine. Zyrtarët thanë se shumica e viktimave në qytetin Butuan ishin punonjëse në këtë ndërtesë. Raportohet se tre persona i kanë shpëtuar zjarrit, që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, duke u hedhur nga kati i dytë i ndërtesës. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.