| < Prev | Next > |
|---|
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton përfundoi vizitën në Indi me një diuskutim të gjerë për çështje strategjike të rëndësisë reciproke. Diskutimet përfshinë që nga nafta iraniane e deri tek përpjekjet e Pakistanit kundër terrorizmit. Sekretarja Clinton vlerësoi sot Indinë për pakësimin gradual të importeve të naftës nga Irani, duke thënë se vendime të tilla e shtojnë ndikimin e komunitetit ndërkombëtar për të ngadalësuar zhvillimin armëve bërthamore nga ana e Teheranit.