Swazilendi në krizë, ikën një grua e presidentit

Një nga 13 gratë e mbretit të Suazilandit është larguar nga oborri mbretëror, duke pretenduar se ka qenë subjekt i dhunës fizike dhe emocionale. Angela Dlamini, gruaja e gjashtë e mbretit Msuati III, 44 vjeç, braktisi pallatin pasi u tha të afërmeve se prej vitesh kishte duruar vuajtjet. Msuati është monarku i fundit absolut që ka mbetur në Afrikë. Lajmi për largimin e saj u publikua nga aktivistët e shoqërisë civile. Dlamini kishte një fëmijë nëntë vjeç me mbretin.


Facebook FanBox