| < Prev | Next > |
|---|
Shqiptarët përkujtojnë sot 5 majin, “Ditën e Dëshmorëve”. Krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare nderuan me respekt dhe përulje Dëshmorët që ranë për Atdheun. Rreth orës 10:00 në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë zhvilloi homazhe kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të lartë të kabinetit qeveritar, të cilët nderuan dëshmorët dhe vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”.