Ulje e papunësisë në SHBA

Pavarësisht se ekonomia nuk ka dhënë shumë vende pune, të dhënat zyrtare të publikuara sot tregojnë flasin për një ulje të papunësisë në SHBA, në masë 8.1% për muajin prill. Të dhënat e Departamentit amerikan të punës tregojnë se papunësia është pak më e vogël se në muajin mars. Ekonomia ka shtuar 115 mijë vende punë në muajin prill, që është shtimi më i vogël në gjashtë muaj. Papunësia ka rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë disa muajve të kaluar, pasi gjatë gjithë vitit të kaluar ishte afër shkallës 9%.


Facebook FanBox