| < Prev | Next > |
|---|
Në Bujanovc të Luginës së Preshevës sot në mesditë do të mbahet një protestë mbarëpopullore shqiptare kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe.Protesta është thirrur të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Kosovës Lindore
.Para mbajtjes së protestës, Këshiltarët shqiptarë te tre kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc do të zhvillojnë seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimet ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanovcit.Banorët e Luginës së Preshevës sot janë shprehur të indinjuar dhe të revoltuar me veprimet dhe terrorin e policisë serbe. Shqetësime dhe tmerri ka mbetëruar në shtëpitë e bastisura dje, ku u arrestuan të rinjtë shqiptarë.