| < Prev | Next > |
|---|
Ushtria amerikane është përfshirë në një tjetër skandal në Afganistan. Gazeta "Los Angeles Times" ka publikuar 18 foto që tregojnë ushtarët amerikanë të pozojnë me pjesë të trupit të talebanëve pasi i kanë vrarë.
Besohet se fotografitë janë bërë në vitin 2010, por një zëdhënëse e NATO-s ka thënë se ende nuk dihet vendndodhja e saktë. Por, gazeta thotë se janë bërë në provincën Zabul, në jug të vendit ka ka prezencë të fortë të talebanëve. Një foto tregon një ushtar duke mbajtur në shpinë një dorë njeriu, e tjetra duke mbajtur këmbë të prera nga trupi. Sekretari i mbrojtjes, Leon Pannetta ka dënuar ashpër rastin duke thënë se kjo nuk e përfaqësin Ushtrinë amerikane. Fotografitë u publikuan në një moment shumë të papërshatshëm, ndërsa tensioni në marrëdhëniet amerikano-afgane është më i lartë se kurrë. Në mars, një ushtar vrau 17 civilë në një sulm tërbimi, në një krahinë të Kandaharit. Rreshteri Robert Bales u arrestua dhe do të vendoset përpara drejtësisë për vrasjen e nëntë fëmijëve dhe tetë të rriturve afganë. Megjithatë, premtimi për një “gjykim” të drejtë nuk ka mjaftuar për të qetësuar tensionet, për të cilat ka kontribuar më parë edhe sjellja e ushtarëve të tjerë amerikanë, të fotografuar duke djegur Kuranë apo duke urinuar mbi trupat e disa talebanëve, në disa skandale të mëparshme.