INTERPOL Shqipëria nuk është më vend tranzit i drogës

altINTERPOL në "Raportin e Vlerësimit të Rrezikut të Kriminalitetit në Europën Juglindore" ka vlerësuar përpjekjet e suksesshme të Policisë Shqiptare në goditjen e trafikut të drogës.

 

"Rastet e sekuestrimit të heroinës, e cila tranzitohej nga Shqipëria drejt Italisë fqinje, kanë rënë, ashtu siç vihet re një rënie e vazhdueshme e numrit të sekuestrimeve gjatë viteve të fundit, si rezultat i goditjes së suksesshme të trafikimit që përdorte mjete lundruese nga Shqipëria në Itali. Goditja e një transporti të tillë nga ana Shqiptare dhe Italiane ka çuar në mënjanim në rritje të Shqipërisë si tranzit për dërgesa të mëdha heroine." - thuhet në raportin e Interpol. Në këtë raport theksohet gjithashtu se Autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm nivelin e sekuestrimit të kanabisit, përsëri falë një përpjekjeje të vazhdueshme, të përqendruar, të autoriteteve për të goditur trafikuesit e kanabisit. Po ashtu theksohet se shifrat e sekuestrimeve në Itali, ashtu si edhe për heroinën, kanë rënë ndjeshëm që nga viti 2003. "Raporti i Vlerësimit të Rrezikut të Kriminalitetit në Europën Juglindore" (SEETAC), i është bërë me dije Policisë së Shtetit nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpol, Z. Ronald K. Noble, i cili përmes një shkrese zyrtare drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Hysni Burgaj, thekson: "se falë mbështetjes suaj personale për projektin dhe punës së përditshme të oficerëve tuaj në shkëmbimin e informacionit mbi krimin e organizuar në rajon INTERPOL ishte në gjendje të prodhonte një vlerësim kuptimplotë e të rëndësishëm të rrezikut." Vlerësime të ngjashme në këtë raport janë bërë dhe për sa i përket goditjes së rasteve të kontrabandimit të njerëzve, ku theksohet fakti se shifrat kanë rënë ndjeshëm falë menaxhimit të integruar të kufijve, rritjes së punës për trajtimin e falsifikimit të dokumenteve në Shqipëri dhe liberalizimit së fundi të vizave me vendet e BE-së.

 


Facebook FanBox