| < Prev | Next > |
|---|
Ankesa e vendorëve ka detyruar Avokatin e Popullit të thërrasë në një ballafaqim institucionet që merren me energjinë elektrike në Shqipëri.
Qytetarët ankohen për tensionin e ulët sidomos në zonën e bregdetit Jonian dhe për mbifaturime. Ndërsa Përfaqësuesit e CEZ pasi dëgjuan ankesat premtuan zgjidhjen e situatës duke nisur investimet. Sipas përfaqësuesve të CEZ zonat bregdetare do të kenë përparësi. Në këtë seancë diskutimesh merrnin pjesë përfaqësues vendor të Himarës,Ksamilit si dhe disa përfaqësues të komunave të Shkodrës dhe Lezhës.