Fier, ndalohet 36-vjeçari i dyshuar për vrasjen e ish-policit Ylli Kalemaj

altPolicia e Fierit ndaloi 36-vjeçarin Gentian Licaj, i dyshuar si autor i vrasjes së ish-policit Ylli Kalemaj në maj 2011, në aksin Levan-Tepelenë. Burime nga policia bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim edhe shtetasi Xhezmi Hyka, i cili dyshohet se është bashkautor i krimit të rëndë.

 

46-vjeçari Ylli Kalemaj u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 14 majit të një viti më parë, pranë fshatit Selishte, në autostradën Levan-Tepelenë. Menjëherë pas ngjarjes, hetimet e policisë u fokusuan në dy pista: 1.Vrasja për shkak të detyrave që ka mbajtur 46-vjeçari Ylli Kalemaj vite më parë si punonjës i Komisariatit të Ballshit dhe së fundi si roje i makinerive të firmës që po ndërton rrugën nacionale Levan-Tepelenë. 2.Vrasja për shkaqe personale, shkaktuar nga ndonjë konflikt i Kalemajt me banorë të fshatit ku jetonte.

 


Facebook FanBox