KFOR nuk pranon kushtet e serbëve të rebeluar BARRIKADAT QËNDROJNË SËRISH NË VERI TË KOSOVËS

altTakimi mes përfaqësuesve të KFOR-it, EULEX-it dhe krerëve të strukturave paralele në veri, ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret sa i përket largimit të barrikadave.

 

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drevs nuk ka pranuar kushtin e serbëve të rebeluar për mos praninë e doganierëve dhe policëve të Kosovës nëpër pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinnjë, por ka kërkuar heqjen e barrikadave pa asnjë kusht. Sipas këtyre burimeve, meqë nuk është arritur marrëveshja, kryetarët paralelë të komunave serbe kanë kërkuar garanci nga gjenerali gjerman se ushtarët e tij nuk do të tentojnë me forcë të largojnë barrikadat, por ai nuk ka mundur t’ju garantojë një gjë të tillë.


Facebook FanBox