| < Prev | Next > |
|---|
Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan ka deklaruar se EULEX-i tashmë ka nisur hetimet lidhur me incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe se duhen sjellë para drejtësisë të gjithë ata persona që kanë përdorur dhunë ndaj KFOR-it.
Duke rikujtuar se incidente ose dhuna në veri të Kosovës nuk I ndihmon njerëzit për një jetë më të mirë, Kukan ka theksuar se për këtë arsye BE-ja ka nisur dialogun për zgjidhjen e problemeve jetësore. Nderkaq, njësitë e KFOR-it, të cilat kanë marrë barrikadën në vendkalimin kufitar në jarinje, nuk lejojnë afër tij as përfaqësuesit e UNMIK-ut, “të cilët janë përpjekur t'iu transmetojnë qëndrimet qytetarëve”, raportojnë mediet serbe. Pika kufitare 1 ka mbetur e mbyllur dhe e rrethuar me tel me gjemba në gjatesi prej afër 500 metrash. Kështu ishte deri kur u hoq barrikada e vendosur nga serbët pas 27 shtatorit.