Lajmet
Borussia Dortmund dhe Bayern Munich u ndanë në barazim 1-1 në përballjen e tyre të fundit në Bundesligë. E cilësuar si prova gjenerale në prag të finales së Ligës së Kampioneve, dy skuadrat kanë konfirmuar se sfida e 25 majit në "Wembley" do të jetë e zjarrtë.
Read more: Borussia-Bayern, pritet sfidë e zjarrtë në "Wembley"
Në një fjalim të rëndësishëm në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington, Presidenti Obama parashtroi një kornizë të përpjekjeve anti-terroriste të administratës së tij, përfshirë përdorimin e avionëve të telekomanduar në veprime direkte për asgjësimin e elementëve terroristë.
Tregjet globale pësuan rënie pas të dhënave të dobëta që vijnë nga ekonomia kineze dhe druajtjes se Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ngadalësojë stimulimin monetar.
Read more: Tregjet e aksioneve sërish në rënie, pas një periudhe të gjatë pozitive
Amnesty International deklaron se bota është bërë një vend me rrezik në rritje për refugjatët dhe emigrantët. Në raportin e tij vjetor, grupi njofton se miliona njerëz u detyruan të jetonin në nivelet më të ulëta të shoqërisë dhe u kthyen në shënjestra të “retorikës populiste”.
Sistemi i fuqishëm i stuhive, që shkatërroi komunitetin e Murit në Oklahoma, më parë gjatë kësaj jave, po i drejtohet Liqeneve të Mëdha dhe Luginës së Tenesit, lajmëruan metereologët.
Policia britanike ka arrestuar edhe dy vetë të tjerë të dyshuar lidhur me vrasjen e ushtarit britanik në një rrugë në Londër. Policia bëri të ditur se ka arrestuar një mashkull dhe një femër, të dy të moshës 29 vjeçare, të dyshuar për bashkëpunim në vrasje.
Read more: Londër, për vrasjen e ushtarit, edhe dy arrestime
Qeveria do të rrisë sërish pagat dhe pensionet, pavarësisht se jemi në një vit elektoral. Kjo rritje, që pritet te jetë sipas kategorive nga 1-5% do të nisë nga data 1 Korrik.
Read more: Rritja e pagave e pensioneve, efekti 2,5 miliardë lekë
Fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit nis sot (e premte) zyrtarisht, sipas rregullave ligjorë të përcaktuar në kodin zgjedhor.
Read more: Zgjedhjet e 23 qershorit, nis zyrtarisht fushata elektorale
Borusia e Dortmundit nuk do të mund të shfrytëzojë shërbimet e Mario Gotzes, në finalen e së shtunës në Champions League.
Prokurori i përgjithshëm i SHBA-ve ka pranuar se janë vrarë 4 shtetas amerikanë, nga sulmet me “drone” (avionë të telekomanduar), që prej vitit 2011.
Page 1 of 711