| < Prev | Next > |
|---|
Ka përfunduar punimet dy ditore konferenca me temë: “Mbrojtje e Zgjuar, Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes’’. Në ditën e dytë të punimeve u nënshkrua edhe marrëveshja e përbashkët e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në takim. Në fjalën e tij kreu i Komisionit te Sigurisë, Leonard Demi ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes nga të gjitha delegacionet pjesëmarrëse është tregues se nisma e NATO-s është e mirëpritur në rajon.