Westerwelle vizitë në Beograd

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Vestervele pritet të vizitojë sot Beogradin, me qëllim që t`iu bëjë presion autoriteteve serbe, që të shkojnë përpara në bisedimet me Kosovën dhe të përmbushin kushtet e Bashkimit Evropian, nëse dëshirojnë të marrë kandidaturën, njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA. Gjatë kësaj vizite ai pritet të takojë presidentin Boris Tadiç. Vizita vjen në kohën kur brenda BE-së ka përçarje nëse i duhet dhënë Serbisë statusi i kandidatit.


Facebook FanBox